Deputeti Bastri Bajrami në Washington merr pjesë në forumin për Siguri dhe Intelegjencë


“Përfundoi me sukses Forumi Parlamentar për Zbulim dhe Siguri i cili u mbajt në Washington.
Në këtë forum u diskutua për sfidat globale në aspektin e sigurisë. Hapjen e këtij forumi e bëri ish kongresmeni Robert Pittenger.
Poashtu me këndvështrim të vetin në këtë forum u paraqitën edhe senatorët James Lankford, Thom Tillis, dhe Roger Marshall” – ka shkruar Bajrami në shkrimin e publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.