Deputeti Bastri Bajrami pjesë e delegacionit për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë


Deputeti i PDE Bastri Bajrami si pjesë e komisionit ndërpalamentar për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë sot pritën në takim homologët e tyre nga Shqipëria.
“Si anëtar i komisionit parlamentar për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë sot bashkë me kolegët e tjerë deputetë pritëm delegacionin nga Kuvendi i Shqipërisë në krye me deputeten Mimi Kodheli.
Bashkëpunimi më Shqipërinë është i domosdoshëm sidomos në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.” ka shkruar Bajrami në faqen e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.