Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka


Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha priti në takim ambasadorin e
Republikës së Shqipërisë në Shkup, z.Fatos Reka.

Në takim u bisedua për angazhimin politik dhe vizionin e Partisë Demokratike Evropiane
për proceset politike dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Poashtu u riafirmua qendrimi se e ardhmja e rajonit nuk ka opcion tjetër përveç integrimit
të plotë në Bashkimin Evropian prandaj ashtu si kanë hecur deri më tani Maqedonia e Veriut dhe
Shqipëria krah për krah, duhet të vazhdojnë bashkarisht rrugëtimin evropian dhe në këtë konteks
u vlersua se ndryshmet kushtetuese në Kuvendin republikan duhet të votohen sepse me ketë
betonohet edhe orientimi pro-evropian i vendit.

Të dyja palët u dakorduan për vazhdimësi të komunikimit i cili është në shërbim të
arritjes së aspiratave të përbashkëta dhe rrumbullaksimin e integrimit të dy shteteve tona në
kuadër të Bashkimit Evropian.