Hoxha takon Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj



Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane Arjanit Hoxha i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami realizuan takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj.
Në takim u bisedua për sfidat aktuale politike në rajon dhe nevojën për angazhim maksimal për rrugëtimin e vendeve tona drejt antarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryetari Hoxha njoftoi Presidentin Begaj për nismën e Partisë Demokratike Evropiane si forcë e re politike e cila ka për synim angazhimin maksimal për të kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që së bashku me Shqipërinë të realizojmë synimin strategjik për të qenë pjesë e përbashkët e familjes evropiane.

Kryetari Hoxha dhe Presidenti Begaj u dakorduan për të vazhduar komunikimin edhe në të ardhmen duke bashkëvepruar në interes të realizimit të synimeve strategjike të dy vendeve tona.
11.09.2023
Shkup