Kadri Sejdi zgjidhet kordinator i PDE për Komunën e Shuto Orizares


Sonte në selinë qendrore të Partisë Demokratike Evropiane u mbajt Kuvendi themelues i Këshillit Komunal të PDE për komunën e Shuto Orizares.
Për kordinator të PDE për Shuto Orizare me vota unanime u zgjodh Kadri Sejdi.
Në këtë Kuvend mori pjesë edhe kryetari i partisë Arjanit Hoxha i cili uroj për zgjedhjen e kordinatorit të PDE për Shuto Orizare duke i dëshiruar suksese në punën organizative se bashku me ekipin e tij.
Gjatë ditëve në vazhdim do vazhdohet me mbajtjen e Kuvendeve themeluese edhe për Komunat e tjera ku ka shtrirje Partia Demokratike Evropiane.