Një grup të rinjë nga rrethina e Shkupit bashkangjiten në PDE


Një grup të rinjësh që në këto zgjedhje do të shfrytëzojnë për herë të parë të drejtën e votës i janë bashkangjitur Partisë Demokratike Evropian. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Arjanit Hoxha. Më poshtë mund të ndiqni edhe postimin e kryetarit të partisë:

“Takim me një grup studentësh nga vendbanimet e Shkupit të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të dëgjuar vizionin tonë për ndërtimin e një gjenerate të re politike.
Ndihem jashtëzakonisht krenar me kreativitetin dhe vullnetin për ndryshim të kësaj rinie të mrekullueshme” – ka shkruar Hoxha.