PDE mban mbledhjen e rradhës të Këshillit Qendror


Këshilli Qendror i PDE sonte mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutua për situatën aktuale politike në vend, strukturimin e partisë duke vazhduar me emërimet për kordinatorë të Këshillave Komunale si dhe procesin e koordinimit për zgjedhjen e trupit kordinues respektivisht kryesisë qendrore të partisë.
Poashtu Këshilli Qendror pasi u informua nga Kryetari për konkluzat nga takimi i liderëve për caktimin e datave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u soll vendim për të autorizuar kryetarin e partisë për të zhvilluar biseda me partitë e tjera politike rreth koalicioneve të mundshme parazgjedhore.