Përfaqësues të Fondacionit për Demokraci Westminister (WFD) u pritën nga udhëheqësia e PDE


Kryetari i partisë Arjanit Hoxha i shoqëruar nga Altrim Mamuti dhe Semir Pajaziti, sot pritën në takim drejtoreshën e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) për Maqedoninë e Veriut, Dona Kosturanova dhe menaxherin e programeve të WFD në vend Veton Zekolli.
Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfitimit nga programet e ndryshme të trajnimeve sidomos për përfshirjen e të rinjëve dhe gjinisë femërore në politikë.
Poashtu nga PDE shprehën gatishmërinë për të implementuar praktikat më të mira në aspektin e transparencës dhe profesionalizmit të organizatës politike.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.