Takim mes kryetarit të PDE Arjanit Hoxha dhe drejtorit të IRI për Maqedoninë e Veriut Chris Brennan


Kryetari i PDE Arjanit Hoxha i shoqëruar nga shefi kabinetit Semir Pajaziti pritën në takim delegacionin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Maqedoninë e Veriut nën udhëheqjen e z.Chris Brennan.

Më poshtë ju sjellim prononcimin e kryetarit Hoxha në faqen e tij të rrjetit social Facebook:

“Gjatë ditës së sotme pata nderin që në selinë e Partisë Demokratike Evropianë të pres në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në krye me drejtorin e IRI për Maqedoninë e Veriut z. Chris Brennan.
Në këtë takim biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në programet e ndryshme që IRI ofron në vendin tonë me theks të veçantë në pjesën e aktivizmit politik për forumin rinor dhe forumin e gruas” – shkruan Hoxha.