Udhëheqësia e PDE në takim më Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani


Kryetari Arjanit Hoxha i shoqëruar nga nënkryetari Bastri Bajrami dhe sekretari i përgjithshëm Altrim Mamuti realizuan takim me Ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Shqipërisë z.Igli Hasani.

Në takim u bisedua për rrugëtimin e përbashkët të dy vendeve tona drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat që na presin në këtë rrugëtim.

Kryetari Hoxha informoi ministrin Hasani për pozicionimin e Partisë Demokratike Evropiane duke riafirmuar qendrimin se është më se e nevojshme rigrupimi i gjithë forcave pro evropiane në vend për të garantuar rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të realizimit të interesave të përbashkëta.