Vazhdojnë prurjet e rinistave në PDE


Kryetari i PDE Arjanit Hoxha i shoqëruar nga përfaqësuesi i rinisë së PDE Resul Toçi realizuan takim me një grup të vajzave të reja.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të kryetarit Hoxha:

“Me kënaqesi të veçantë i shoqëruar nga Resul Toçi, sonte në selinë e partisë pritëm në takim një grup të vajzave të reja të cilat në zgjedhjet e ardhëshme do të shfrytëzojnë të drejtën e votës për herë të parë.
I informova se me Statutin e partisë kemi krijuar hapsirë për përfshirje sa më të madhe të të rinjëve dhe femrave në organet udhëheqëse të partisë.
Poashtu u dakorduam se ikja nga vendlindja nuk është zgjidhje, ndërsa kyçja në proceset politike duke patur rol vendimarrës mund të sjellë ndryshimet e nevojshme dhe paralelisht të ndërtojmë gjeneratën e re të politikës ne vend duke ndërtuar të ardhmen e përbashkët këtu në vendin tonë.”- ka shkruar Hoxha.